E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama prezanton nesër programin Shqipëria 2030

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të shpalosë nesër programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030.

Kryeministri në një postim në rrjete sociale ndau foto ku ndodhet ai dhe në sfond është flamuri shqiptar dhe në një tjetër ku duket flamuri i BE, një simbolikë e objektivit kryesor të këtij programi për zhvillimin e vendit në këtë dekadë dhe integrimin në BE.

“Shqipëria 2030”. Nesër në orën 11:00″, shkroi Rama.

Programi i PS-së “Shqipëria 2030” synon të japë një perspektivë reale me një program qeverisës të ndërtuar mbi strategji të mirëpërcaktuara, për çdo fushë.

Ndërkohë që integrimi në BE mbetet prioritet i PS-së në këtë fushatë elektorale.

1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›