E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi pritet nga Papa Benedikti XVI

Presidenti i Republikes Bamir Topi se bashku me Zonjen e Pare Teuta Topi u priten ne Baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan nga Ati i Shenjte Papa Benedikti XVI pasi moren pjese sot paradite ne ceremonine madheshtore te Lumturimit te Papes Gjon Pali II.

Zyra e shtypit e presidentit informon se gjate takimit Presidenti Topi falenderoi Papen Benedikti XVI per kete nderim te vecante dhe njekohesisht shprehu kenaqesine e vleresimin e madh per ceremonine e shenjte e solemne te Lumturimit te Papes Gjon Pali II.

Duke risjelle ne vemendje e me krenari dashamiresine dhe miqesine qe pati demonstruar Papa Gjon Pali II per shqiptaret e vecanerisht per Nene Terezen te cilen e pati cilesuar si perfaqesuesen me te mire te popullit shqiptar dhe te Kishes Katolike ne dimensione boterore Presidenti Topi shprehu gjithashtu mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e perkrahjen e madhe qe Selia e Shenjte i ka dhene ne menyre te vazhdueshme konsolidimit te demokracise por dhe bashkejeteses fetare ne Shqiperi.

Ndersa nga ana e tij Papa Bendikti XVI pasi i shprehu mirenjohjen Kreut te Shtetit shqiptar per pranine ne ceremonine e Lumturimit te Papes Gjon Pali II theksoi se Selia e Shenjte do te vazhdoje te mbeshtese plotesisht Shqiperine ne aspiraten e saj integruese per ne Bashkimin Evropian. Ati i Shenjte vleresoi lart gjithashtu edhe bashkejetesen e harmonine nderfetare qe ka karakterizuar popullin shqiptar gjate gjithe historise se tij shekullore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›