E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama prezanton qeverinë rrumpallë, spikasin ministra groteskë dhe anonimë. Lihen jashtë aleatët

31-07-2013 / Gazeta 55

-- Profili i disa prej ministrave të Ramës nga lidhjet me krimin, shkelja e Kushtetutës dhe abuzimet në fondet shtetërore


-- Çështja më e rëndësishme që po diskutohet sot në kampin opozitar nuk është në thelb përbërja e ministrave të Ramës, por sa jetëgjatë do jetë ky kabinet pa kontributin e aleatëve? Ndryshe nga sa rezultoi gjatë negociatave, Rama u tregua sërish i pabesë, duke mos përfshirë në kabinetin qeveritar aleatë me deputetë në Kuvend si PBDNJ dhe PKDSH, apo dhe aleatët tradicionalë PDS dhe PSD. Gjithashtu, i zhgënjyer në këtë mes ka mbetur edhe Spartak Ngjela, i cili mbushi vendin me fjalë se do jetë ministër i Drejtësisë



Përbërja e qeverisë “Rama”


Kryeministër Edi Rama


Zëvendëskryeministër, Niko Peleshi


Ministri i Financave, Shkëlqim Cani


Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri


Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli


Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati


Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj


Ministri i Industrisë, Damian Gjiknuri


Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto


Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti


Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla


Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro


Ministri i Mjedisit, Lefter Koka


Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha


Ministrat e Shtetit


Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito


Ministër për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi


Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi


Profili i vërtetë i disa prej ministrave të Ramës


Sajmir Tahiri, ministër i Brendshëm: I njohur për lidhjet e tij me botën e krimit dhe kontrabandës. Mik i afërt i Arben Frrokut, i dyshuar për vrasjen e ish kryekomisarit të Kombinatit, Adem Tahiraj. Pak muaj më parë emri i Tahirit u shfaq në një tjetër botë krimi, atë të kontrabandës së ilaçeve të babait të tij, Bashkim Tahiri. E sigurt është se krimi dhe kontrabanda me Sajmir Tahirin ministër të Brendshëm, do lulëzojnë.


Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm: Njeriu që i përcillte organizatave joqeveritare pranë Brukselit, raporte të zeza për Shqipëri, me qëllim bllokimin e liberalizimit të vizave. Lobin e tij kundër sfidave të integrimit të Shqipërisë do ta vazhdojë sërish, por këtë herë nga kolltuku i ministrit të Jashtëm. Si mund t’i besohet një dikaster kaq i rëndësishëm një pinjolli të nomeklaturës komuniste?


Erjon Veliaj, ministër i Punës dhe Rinisë: Nëse ka një abuzues me fondet private dhe shtetërore për punësimin e të rinjve në Shqipëri, ai mban emrin e Erjon Veliajt. Ish drejtuesi i MJAFT-it u detyrua të merrte kompjuterin e financave në krah kur u largua nga kjo organizatë. Shuma e përvetësuar është 300 mijë euro. Në drejtorinë e Krimit Financiar ka një padi të ngritur kundër tij, por edhe sot e kësaj dite institucionet vazhdojnë të heshtin. Nga shtatori do të drejtojë një dikaster që ka në fokus pikërisht të rinjtë. Dhe kësisoj vjedhja e fondeve do të vazhdojë e do të vazhdojë...


Shkëlqim Cani, ministër i Financave: Ish Guvernator në qeverinë e Fatos Nanos, përgjegjës për falimentimin e qindra e mijëra bizneseve në vend; shkatërrimin e 196 mijë vende pune, duke bërë kështu largimin nga Shqipëria mesatarisht të 100 mijë shqiptarëve.


Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë: Iu hoq mandati për shkelje të Kushtetutës, pasi kishte përfituar fonde publike me vlerë 250 milionë lekë, gjatë kohës së ushtrimit të funksioneve të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Në Ministrinë e Shëndetësisë i jepet çdo mundësi për të thyer rekordin e abuzimeve.


Milena Harito, ministre Inovacionin dhe Administratën Publike: Kushërirë e Edi Ramës. Udhëheq procesin e punësimeve me CV, duke e kthyer administratën publike në çiflig familjar të pasardhësve të Spiro Kolekës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›