Berisha ironizon kabinetin e ri qeveritar: Shif e shkruaj, asgjë e re nuk erdhi nga fronti i prillit
Kryeministri Sali Berisha ironizon përbërjen e kabinetit të ri qeveritar që u prezantua sot nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama. Teksa Rama bënte prezantimin gjatë një konference për mediat nga selia e PS, Berisha foli nga mbledhja e Këshillit të Ministrave. “Në vendin tënd ulet famozi Ilir Beqja. Beqja, për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste”- i është drejtuar Berisha ministrit aktual të Shëndetësisë, Halim Kosova.
“Nuk më takon mua të komentoj kabinetin e ri, ai flet vetë”- ka thënë Berisha, duke shtuar se në vend të Bodes ulet Cimi. Duke pasur parasysh, Shkëlqim Canin.
Berisha ka përgëzuar vetëm praninë e pjesëmarrjes së grave në qeverisje.
“Të themi atë që është, asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Prania e zonjave në qeveri, hap pozitiv. Të tjerat, shif e shkruaj”.