E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vapa rekord, të mërkurën termometri shënon 400C

Meteorologët shpjegojnë se vera e këtij viti do të jetë shumë më e nxehtë se ajo e vitit të kaluar. Duke nisur nga kjo jave temperaturat do te rriten me 3-4 grade duke shenuar rekodr te merkuren 

TIRANE-I nxehti afrikan duket se do mbizotërojë gjatë gjithë stinës së verës në vendin tonë. Sipas meteorologëve, vera e këtij viti do të karakterizohet nga vlera maksimale të termometrit ku temperatura do të arrijë në mbi 40 gradë celcius, ndërsa do të mungojnë shirat. I nxehti do të fillojë të ndihet që këtë javë që po vjen. Ndërsa fundjava do të jetë me tempratura jo shumë të larta, të martën pritet që termometri të shënojë vlera rekord. Meteorologët shpjegojnë se java që vjen do të sjellë një rritje të temperaturave, kryesisht në veri dhe në qendër, ku do të ketë një rritje me 3-4 gradë celcius.  “Edhe java që vjen do të shënojë temperatura mjaft të larta e do të mungojnë reshjet. Rritja do të vijojë deri ditën e enjte të javës tjetër, më pas do të ketë një rritje më graduale, e cila do të bëjë që në zonat e ulta temperaturat maksimale të arrijnë në 36-37 gradë celcius. Vera e këtij viti do të jetë e nxehtë dhe temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 40 gradë celcius” - shpjegon meteorologia, Tanja Porja. Meteorologët shpjegojnë se vera e këtij viti do të jetë shumë më e nxehtë se ajo e vitit të kaluar, ndaj këshillojnë që të programohen lëvizjet duke evituar orët e pikut, që janë edhe më të dëmshme për shëndetin e të gjithë personave.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›