E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama propozon anetaren e Kryesise ne Bordin e BSH

Opozita propozon Ermelinda Meksin per anetare te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, por miratimi ose jo i saj mund te behet vetem nese ajo me pare heq dore nga mandati i deputetit, per shkak se Kushtetuta e konsideron te papajtueshem me kete funksion.

Propozimi per ish-ministren e Ekonomise erdhi nga Grupi Parlamentar i Partise Socialiste, ne kuadrin e ofertave qe beri dje mazhoranca ne Konferencen e Kryetareve. Kryetari i Grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi ofroi qe, nga tre kandidatura qe propozohen dhe miratohen nga Kuvendi per Keshillin Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, nje te propozohet nga PD-ja, nje nga PS-ja dhe nje nga LSI-ja, si shprehje e vullnetit per bashkepunim.

Ne kete kuader, PS propozon deputeten Ermelinda Meksi. Por neni 46 i ligjit per Banken e Shqiperise thote ne menyre taksative se "funksioni i anetarit te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise eshte i papajtueshem me mandatin e deputetit te Kuvendit".

Po ashtu, propozimi bie ndesh me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise ku ne nenin 70 paragrafi 2 thuhet: "Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore, pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave".

Ne keto kushte, e vetmja mundesi qe zonja Meksi te kandidoje per anetare e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise eshte qe me pare te jape doreheqjen si deputete e Kuvendit. Nje procedure e tille eshte ndjekur me se fundi nga Lulzim Basha, i cili nisur nga detyrimi ligjor dha doreheqjen si deputet dhe si minister i Brendshem, kur kandidoi per postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes.

Nderkohe qe ka kerkuar kandidatura jopolitike ne drejtimin e institucioneve te pavarura, vete Edi Rama, dje propozoi anetaren e Kryesise se Partise Socialiste, Ermelinda Meksi, per nje nga keto poste. Ne kete menyre z.Rama po ecen me parimin, "beni si bej une e mos beni si them une".

Neni 46 i ligjit per Banken e Shqiperise:

Funksioni i anetarit te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise eshte i papajtueshem me mandatin e Presidentit te Republikes, deputetit te Kuvendit apo anetarit te Keshillit te Ministrave.

Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, Neni 70/2:

Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore, pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›