E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vritet 50-vjeçari, identifikohen autorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës së mbrëshme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në një local në lagjen "28 Nëntori" të këti qyteti ku 50-vjeçari Vasil Kanani është qëlluar me armë për vdekje nga dy persona.
 

Dyshohet se vrasja e 50-vjeçarit ka ndodhur për motive banale ndërkohë që janë identifikuar edhe autorët e ngjarjes.
 

Sipas policisë është bërë e mundur arrestimi i njërit prej autorëve të vrasjes ndërsa po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dytë. Ndërkohë policia nuk bën të ditur identitetin e autorëve të ngjarjes për arsye hetimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›