E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët: Agjenti i SHISH Isa Çopa është vrarë

TIRANË- Ish-oficeri i SHISH, Isa Çopa është vrarë. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët e grupit hetimor pas verifikimeve të kryera deri më tani. Lajmi bëhet i ditur nga “Gazeta Shqiptare”. Burime të rezervuara nga grupi hetimor bëjnë të ditur për këtë gazetë se Çopa ka shenja goditje në kokë me mjete të forta mprehëse dhe jo shenja plumbi. Po sipas tyre goditja është bërë para se trupi të digjej.

Ndërkohë, nga hetimet e kryera deri më tani nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit rezulton se Isa Çopa është larguar nga zyra e tij në orën 18:15 të datës 24.10.2011 dhe vetëm 15 minuta më pas rezulton t'i këtë dërguar SMS djalit të tij.

Pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse vdekja e efektivit të SHISH ka ardhur si pasojë e goditjes në kokë apo e zjarrit.

Fillimisht u ngritën dyshimet nga ekspertët e grupit hetimor se mund të bëhej fjalë për një vetëvrasje, por kjo tezë është hedhur poshtë pas verifikimeve të kryera pasi dëmtimi në pjesën e sipërme të kafkës është kryer përpara djegies së trupit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›