E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama publikon foto nga projekti i Mozaikut të Tiranës: Do kthehet në një nga destinacionet më të vizituara të kryequteit

Mozaiku i Tiranës, i cili do të transformohet, do të zbulojë copëza të historisë, përmes mozaikëve të rrallë të antikitetit. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook, ku ka publikuar edhe foto nga projekti, ndërsa shton se Mozaiku i Tiranës do të kthehet në një nga destinacionet më të vizituara në kryeqytet.

“Ky është Mozaiku i Tiranës që shumë shpejt do të kthehet në një nga destinacionet më të vizituara të kryeqytetit, ku do të zbulohen copëza të historisë, përmes mozaikëve të rrallë të antikitetit”, shkruan Rama.

Mozaiku i Tiranës mendohet të ketë qenë pjesë e një banese të tipit rural  të ndërtuar në shekullin I pas Krishtit. Ai u zbulua në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›