E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë, tregtonin mallra kontrabandë, në pranga administratori, në hetim 3 punonjës

Administratori i një poste private, ka rënë në pranga këtë të shtunë ( 4 mars) ndërsa 3 punonjës janë në hetim për futjen dhe shitjen e mallit kontrabandë në vend. Në pranga ra administratori me iniciale A. Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. P., 27 vjeç, E. M., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe M. S., 18 vjeç, banues në Mamurras, të tre punonjës të kësaj poste.

Policia bën me dije se një tjetër administratore me iniciale A. Gj., 38 vjeçe, të një poste tjetër private është shpallur në kërkim me të njëjtën akuzë pasi në magazinën e 43-vjeçarit u gjetën edhe disa pako me logon e një poste tjetër, të papajisura me fatura apo deklarata doganore.

Polisia sekuestroi në cilësinë e provës, 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›