Rama publikon pamjet: Restaurimi i Manastirit të Spilesë drejt përfundimit, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë

Autenticiteti dhe historia shekullore e Manastirit të Spilesë janë ruajtur me fanatizëm ndonëse procesi i restaurimit të Manastirit të Spilesë po shkon drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamje nga punimet në Manastirin e Spilesë, një prej monumenteve më të çmuara të trashëgimisë kulturore.
Rama bën me dije se restaurimi i këtij monumenti ka përfshirë: sondazhe arkeologjike e konsolidim strukturash, pastrim e heqje ndërhyrjesh të papërshtatshme, si dhe restaurim të kupolave, qemerëve, dritareve e dyerve.
“Më 8 shtator, në ditën e Lindjes së Hyjlindëses Mari, po i afrohemi përfundimit të restaurimit të Manastirit të Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore. Punimet kanë përfshirë: Sondazhe arkeologjike e konsolidim strukturash; Pastrim e heqje ndërhyrjesh të papërshtatshme‘ Restaurim të kupolave, qemerëve, dritareve e dyerve.
Monumenti po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe historinë shekullore, si një akt besimi, dashurie e përkushtimi për brezat që vijnë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/