E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama qeverisë: Mos u merr me opozitën, po zgjidh situatën

Pasi inspektoi zonat e përmbytura së bashku me deputetin e PS-së, Pandeli Majko, në një konferencë për shtyp nga qyteti i Shkodrës, Rama tha: “Në cdo vend të emancipuar, në rastet e fatkeqësive, duhen ngritur struktura me bazë partiake, komunitare, sociale e invivduale, që nuk quhen struktura paralele, por struktura solidariteti, si një shprehje e një vetëdijeje qytetare europiane në shekullin e 21-të, që për fat të keq, nuk është vetëdija e atyre që sot kanë përgjegjësinë për shkaktimin e kësaj katastrofe”.Ndërsa deputeti i PS-së, Pandeli Majko, u shpreh: “Nuk kemi ardhur këtu për të bërë oponencë, por nëse ka një reagim nga ana e opozitës, ky reagim ka të bëjë me shkaqet dhe pasojat e situatës së krijuar në Shkodër”.     Sipas tij, përmbytja ka kaluar fazën e parë të emergjencës, prandaj  ky vlerësim kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit, si dhe hapjen e diskutimit për vendosjen e gjendjes se jashtëzkonshme, pa krijuar panik.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›