E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, redaktorë të gjuhësshqipe nëpër institucione

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE- Duke e vlerësuar se deri tani gjuha e përdorur në shkresat shtetërore ka qenë një deformim i shqipes letrare, kryeministri Rama ka kërkuar që çdo institucion shtetëror të asistohet në formulimin e shkresave nga redaktorë të gjuhës shqipe.

Bëhet e ditur se kreu i ri i qeverisë është angazhuar t’i ndryshojë paraqitjen shtetit shqiptar edhe në shkresat zyrtare që e përfaqësojnë atë. Kryeministri i zgjedhur ka kërkuar përgatitjen e një konkursi për 24 redaktorë të gjuhës shqipe.

Mësohet se në kryeministri dhe në çdo ministri do të vendoset nga një redaktor për të siguruar seriozitetin e gjuhës zyrtare dhe për t’i dhënë fund masakrës së shkresave të shtetit shqiptar. Ndërsa një ekip prej tre redaktorësh do të shërbejnë si njësi kontrolli e gjuhës së shkruar shqipe në çdo dikaster dhe agjenci.

Rama ka kërkuar vendosjen e gjobave për shpërdorim letre dhe kohe për hartuesit e dokumentacionit që bëjnë gabime drejtshkrimore në shkresat zyrtare.

Duke e theksuar shpesh se shteti ynë duhet të jetë i vetmi shtet në Europë ku ka një kaos të vërtetë në paraqitjen dhe në shkrimin e gjuhës, Rama beson se duhet një paraqitje dinjitoze për një shtet edhe në këtë element për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë gjendjes së rëndë të materialeve gjuhësore të dokumentacionit zyrtar.

Marrë nga "Shekulli"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›