Basha, i kompleksuar nga fakti që Rama nuk i përgjigjet
Lulzim Basha është përpjekur dje që të përfshijë kryeministrin Edi Rama në një debat, me akuza qesharake se arkitektë të huaj kanë ardhur në Tiranë për të grabitur pronat në Tiranë.
Rama në fakt, pas reagimit të Bashës në Facebook, ka shkruar dy shkronja, H.V, ndoshta për ti thënë Bashës hajvan për ato që tha. Por, më pas e ka fshirë këtë postim, ndërkohë që nga zyra e PS-së thanë se ishte bërë një gabim në përdorimin e celularit.
Kaq ka mjaftuar dhe Basha ka shkruajtur sërish në Facebook, i lumtur se Rama i ka kthyer përgjigje. Basha thotë se dje pati një lajm dhe ai është se kryeministri Rama komunikoi me kreun e ri të opozitës. Siç duket e komplekson fakti që një muaj prej zgjedhjes së tij në krye të PD-së, nuk ka arritur dot të krijojë asnjë debat me kryeministrin e ri dhe rivalin e tij politik.
Disa media kanë raportuar reagimin e kryesocialistit pas postimit tim të mëparshëm. Komentet e shumta negative ndaj atij reagimi të paqytetëruar dhe nervoz e kanë detyruar ta heqë më pas nga faqja dhe të detyrojë vartësit e tij që tua mohojnë disa mediave se diçka e tillë ka ndodhur e disa të tjera ti detyrojë të mos e publikojnë lajmin. Çfarë është më serioze këtu? Gjuha e rëndë, gjuha e mllefit dhe e urrejtjes që ai përdor rëndom edhe këto javë ndaj opozitës është tashmë një fakt botërisht i njohur dhe komentuar. Fyerjet personale ndaj meje nuk i ka për herë të pare.
Nëse ia kuptoja hallin më parë, ia kuptoj dhe më shumë nervozizmin tani. Dhe ashtu si tiranasit e dinë se çfarë la pas fasadave që leu po ashtu, edhe shqiptarët e dinë fare mirë se pas buzëqeshjes së importuar kushtueshëm është prapë po ai, i njëjti, nervoz e i pamësushëm kurrë me kritikat, agresiv verbal e fizik dhe i papajtueshëm me mendimin ndryshe. As turravrapi për të censuruar mediat nuk është i ri për ata që e njohin. Lajmi i vetëm është se ky është komunikimi i parë publik i tij me kreun e ri të opozitës. E megjithatë, edhe këtu nuk zhgënjen. Komplimente për parashikueshmërinë!, shkruan Basha./b.l
