Rama replika me Bashën për pandeminë Covid-19

Kryeministri Edi Rama iu është kundërpërgjigjur akuzave të Bashës, pasi tha se qeveria ka humbur kontrollin e pandemisë. Zoti Rama ironizon kreun e PD duke thënë se ai pretendon se do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! “Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!” shkruan kryeministri Rama.
Ndërkohë edhe kreu i PD Basha ka vashduar replikat duke theksuar se Rama e ka mendjen tek sulmet politike në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe ata që s’kanë mundësi ekonomike.“Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???” shkruan lideri demokrat Basha.
Nuk ndalen replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Rama i ka kthyer përgjigje Bashës për akuzat për situatën e COVID-19 dhe inceneratorët. “Sipas Lulëzimit plehrat duhet të bëhen kapicë në çdo rrugë të Tiranës që njerëzit të mos preken nga Covidi dhe mund të kurohen! Jo Lulëzim, plehrat nuk kthehen më në Tiranë, as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit”, shkruan kryeministri Rama.