E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama rikthehet ne Elbasan Qeveria manipuloi me punesimin

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar Qeverinë se ka manipuluar pak ditë më parë shifrat e INSTAT mbi papunësinë, duke I reduktuar ato. Lideri socialist tha se nëse vjen në pushtet do të negociojë me Prishtinën zyrtare për të nisur njësimin e legjislacionit.

Nga konferenca programore e të shtunës kishin kaluar vetëm 4 ditë, por Rama u rikthye në Elbasan.

Në takimin e të mërkurës, ai akuzoi Qeverinë për manipulim të shifrave të INSTAT mbi papunësinë, pas një mosfunksionimi disaditor të faqes online të këtij institucioni.

Rama foli për një bashkëpunim të ngushtë me Kosovën në fushën ekonomike që do të hiqte kufinjtë mes dy vendeve.

Ndërsa të rejat mbi pensionet e kujt kryejnë punë të vështira që ndikojnë në uljen e moshës meshatare, kryesocialisti ia la t’i njoftonte sekretari për Programin, Ilir Beqja.

Në përfundim të takimit, kryesocialisti Rama theksoi se falë zgjerimit të koalicionit të majtë, realizimi i programit të PS-së është më I sigurt dhe nuk do të mbetet ëndërr në letër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›