E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT mbyllen tri dhoma pacientet vizitohen ne oborr

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë hyn me mend e del pa mend.

Ky mjek në shërbimin e sëmundjeve profesionale është në telashe.
Për çdo pacient që i kërkon ndihmë duhet të gjejë një ambjent për ta vizituar.

“Kam vizituar shtatë pacientë sot, një këtu e një aty”- thotë mjeku Pecani.
Prej tre ditesh i pret në oborr të sëmurët, pasi me urdhër të drejtorisë, tre dhomat në spitalin francez ku ushtronte profesionin prej tetë vjetësh nuk do të jenë më në përdorim nga shërbimi i sëmundjeve profesionale.
“Kane mbyllur derën, na kanë thënë të shkojmë këtu, ku janë mbyllur nga higjiena”

Një tjetër zotëri ka një tjetër hall. Ai duhet të vazhdojë mjekimin, por në spital ilaçe nuk ka.

Ndersa nente sanitaret po protestojne perpara drejtorise pasi pretendojne se jane pushuar padrejtesisht nga puna.

Historia e tyre fillon në vitin 2011, kur të quajtura mbi strukture lidhin kontrata nje vjecare me spitalin. Pas kesaj askush nuk i ka njoftuar për largim nga puna. Kane vazhduar te sherbejne deri në tetor të 2012 kur drejtori aktual ka kërkuar largimin e tyre duke mos iu paguar as pagat për 5 muajt që kane vijuar te punojne

Shqetesimin e tyre drejtoria e qendrës spitalore universitare e quan nje problem te shkuar pasi sipas saj kontrata ketyre nente sanitareve u ka perfunduar perpara se ne krye te drejtorise se QSUT te ishte Edmond Rrushi.
Me ane te nje dokumenti ajo thote: “Ish punonjeset kane qene te perfshira ne strukture deri nga fundi i vitit 2008 por me ndryshimet qe ndodhen ne strukturen e re pas vitit 2008 vendet e tyre u suprimuan, duke u lidhur sipas nevojave te institucionit kontrata me afat te percaktuar kohor me miratimin e te dyja paleve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›