Rama “rrëfehet” sërish te Këshilli i Europës
23/02/2010 Kreu i PS dhe deputetë të saj bisedojnë me ndërkombëtarët
Takimi i parapriu tryezës së përbashkët në Presidencë
Pak kohë përpara takimit të përbashkët në tryezën e Presidentit delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës zhvilloi një takim me kryetarin e PS-së Edi Rama. Të pranishëm në këtë takim, që u zhvillua në ambientet e selisë rozë, ishin edhe disa deputetë të grupit parlamentar të kësaj partie të njohur si mbështetës të kreut socialist. Ndërkohë delegacioni i Këshillit të Evropës përbëhet nga krerët e pesë grupimeve politike si dhe raportuesit për Shqipërinë Jako Lakso (Finlandë, UEL) dhe David Uillshire (Mbretëria e Bashkuar, EDG). I gjithë ky delegacion kryesohet nga Presidenti i Këshillit të Evropës Mevlut Çaushoglu. Kështu, dhe një herë tjetër lidershipi socialist ulet përballë faktorit ndërkombëtar, ku në qendër të bisedës është pikërisht situata politike në vend. Edhe pse nuk u bë i ditur asnjë detaj lidhur me këtë tryezë në selinë rozë, burime pranë kësaj partie konfirmojnë se delegacioni i Këshillit të Europës ka dëgjuar kryetarin socialist Rama sa u takon kërkesave që parashtron kjo parti për zgjidhjen e krizës politike. Në deklaratat publike përfaqësuesit socialistë kanë qëndruar të palëkundur në kërkesën e tyre për hapjen e kutive të votimit, kërkesë kjo që kushtëzon negociatat në Presidencë mes PS-së dhe PD-së për zgjidhjen e ngërçit politik. Megjithatë gjatë këtyre ditëve kupola rozë duhet të dalë me një vendim lidhur me kthimin e grupit parlamentar të PS-së në Kuvend. Kjo për shkak se në limitet e afateve ligjore mbi vlefshmërinë e mandateve për deputetë të marra nga kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, lidershipi socialist duhet të vendosë nëse do t’i legjitimojë ato apo t’i cilësojë si të pavlefshëm ato.