Të rikthehet në Parlament ligji për “Lustracionin”
23/02/2010 Dhjetoristët peticion Parlamentit dhe Kryeministrit
ELBASAN- Shoqata “14 Dhjetori” Elbasan ka zhvilluar një takim ku ka vendosur që t’i drejtohet nëpërmjet një peticioni Parlamentit dhe Kryeministrit për rikthimin e ligjit të “Lustracionit” si domosdoshmëri për të garantuar qetësinë e të gjithë të persekutuarve dhe të dëmtuarve nga diktatura komuniste. Kryetari i kësaj shoqate Ndriçim Ashiku në takimin e kryesisë deklaroi se dosjet duhet të hapen jo vetëm për këtë fakt, por edhe për gjetjen e trupave dhe eshtrave të të vrarëve pa gjyq dhe me gjyq fals që ende nuk kanë një varr. Një prej anëtarëve të kryesisë Agim Denizi i njohur si një ndër nismëtarët e lëvizjeve demokratike në Elbasan tha se në Elbasan ka pasur disa vende pushkatimi ku mund të jenë varrosur të vrarë si Bishti i Krastës, Kthesa e Hajdaranit, Bradasheshi, të cilat duhet të shikohen me kujdes dhe të gjenden informacione për të nxjerrë nga dheu të vrarët. Ndërkohë anëtarë të tjerë të kryesisë së kësaj shoqate thonë se ka ende të gjallë nga ata që kanë pushkatuar e që kanë dijeni për këto vende që mund të tregojnë detaje për gjetjen e eshtrave. Njëkohësisht shoqata ka kërkuar një takim me kreun e PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi, dhe është në pritje të zhvillimit të këtij takimi ku do të paraqiten një sërë shqetësimesh dhe ankesash nga kjo shoqatë. Peticioni do të firmoset nga dhjetoristët e Elbasanit dhe do t’i niset Parlamentit dhe Kryeministrit. Hapja e dosjeve do të jetë pikë kryesore në këtë peticion.