E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama sfide Berishes per buxhetin

Vota ne Kuvend Kreu i PS E votojme ligjin nese demshperblehen 100 te perndjekurit

Lideri socialist Edi Rama ka rimbledhur serish deputetet e Partise Socialiste dy dite para seances ku do te diskutohet mbi buxhetin e shtetit. Gjate dites se djeshme Rama ka zhvilluar nje mbledhje me mbi 30 parlamentaret e opozites te cilet do te diskutojne per 5 ore ne seancen e se premtes. Sic mesohet nga burime brenda takimit kreu i socialisteve shqiptare u ka kerkuar deputeteve qe diskutimet te jene konkrete dhe te perqendruara ne oponence konkrete e te prekshme nga njerezit. Nderkohe Rama u be ka bere te ditur se parlamentaret e opozites do te duhet ti leshonin dorezen e sfides Kryeministrit Berisha ne sallen e Kuvendit ne lidhje me voten per buxhetin e shtetit. Dhe kjo sfide e drejtuar ndaj Kryeministri konsiston pikerisht ne nje levizje ndaj nje pjese te shoqerise qe konsiderohet e djathte. Rama ka theksuar se deputetet do ti drejtohen Kryeministrit duke deklaruar se Partia Socialiste do te votonte pro buxhetit te sjelle ne Kuvend nga qeveria vetem nese Berisha angazhohej se do te demshperblente 100 te gjithe ish te perndjekurit nga regjimi komunist te cilet i perkasin moshes 70 vjec dhe me shume. Sipas kreut te PS-se kjo mase eshte e domosdoshme per te ndare ne aspektin moral angazhimin e shtetit shqiptar dhe te shoqerise per te mjekuar plaget qe ka lene regjimi komunist mbi te perndjekurit. Ekspertet e PS-se kane hartuar nje plan alternativ i cili e sheh te arritshem nje mase te tille ku numri i personave qe do te duhen te demshperblehen per vitet e burgut nuk eshte shume i madh. Ndryshe sipas Rames te gjitha ato qe thote Berisha jane demagogji nderkohe qe koha ecen dhe bashke me ta edhe vitet e njerezve qe kane vuajtur persekutimin e eger te regjimit komunist. Nderkaq Partia Socialiste ne seancen e se enjtes do te shpalose edhe alternativen e saj per pagat pensionet investimet sistemin fiskal por edhe privatizimin. Thelbi i alternatives se socialisteve eshte ndalimi i borxhit nga qeveria dhe marrja e masave per te cliruar qytetaret nga parate qe merren me interesa te medha dhe u kalojne me pas taksapaguesve. Ne mbledhjen e se martes Rama deklaroi se vendi eshte ne buze te humneres dhe stuhia e pritshme financiare mund ta rrokullise ate nese nuk merren tani menjehere masa drastike per tu mbrojtur nga stuhia duke e ndalur inercine e se keqes. Sipas Rames qeveria aktuale po perdor qasjen pas nesh u befte qameti ndaj dhe PS-ja ka pergjegjesine e madhe jo vetem ta ndaloje kete qasje por edhe te mbroje qytetaret te cilet jane te vetmit te humbur nga kjo situate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›