Ja pse ligji i miratuar eshte antikushtetues
Avokati Genc ifligu ne mbrojtjen e tij argumentoi se ligji ka dhunuar kompetencat e pushtetit vendor ne fushen e planifikimit urban dhe te menaxhimit te territorit. Po ashtu avokati tha se ligji nuk parashikon se sa do te jete fatura financiare e kompleksit te ri parlamentar nderkohe qe Kushtetuta parashikon se ligjet duhet te kene te detajuar kostot financiare qe sjellin.
Ndersa Artan Lame argumentoi se Qendra Nderkombetare e Kultures eshte nje monument kulture dhe argumenti se ky status i eshte hequr nuk ka kuptim. Sipas ligjit per trashegimine kulturore - tha Artan Lame - godinat o i kane o nuk i kane vlerat. Vetem kur ka fatkeqesi natyrore djegie apo lufte ligji per trashegimine kulturore i njeh te drejten ministrit te Kultures te nderhyje te statusi monument kulture. Me tej ai shtoi se ligji Per Trashegimine Kulturore i cili percakton se Neni 38 do vendim i marre nga keshillat e rregullimit te territoreve per nderhyrje ose ndertim ne zonat e shpallura Monument Kulture ose ne zonen e mbrojtur prane nje Monumenti Kulture pavaresisht nga pronesia eshte i pavlefshem. Me keto argumente avokat Genc ifligu dhe Artan Lame kerkuan shpalljen e ligjit per procedurat e ndertimit te kompleksit parlamentar si antikushtetues. Nje tjeter argument ishte edhe marrja e kompetencave te pushtetit vendor nga ana e qeverise. Ligji le pa qartesuar nje element te jashtezakonshem per sa i perket permbajtjes dhe qellimit te tij vleren e pergjithshme financiare te kompleksit te ri parlamentar. Ne rastet kur rregullimi ligjor nuk ka arritur te qartesoje kuptimin e vertete te normes juridike Gjykata Kushtetuese nuk ka ngurruar te konkludoje per antikushtetutshmerine e normes per shkak te cenimit te parimit te sigurise juridike - thane dy ankimuesit.