E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama “shigjeton” dhe VIP-at: Me ndihmën e gjuhës së tyre u thyen automate dhe u vodhën banka

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët u shpreh sërish mbi protestën e dy javëve të fundit në Tiranë.

edi rama

Kryeministri dënoi gjuhën e dhunës dhe sharjeve, sipas tij nga protestuesit dhe agresionit të tyre ndaj kujtdo që nuk mendon si ta.

Rama sheh përgjegjës në këtë situatë edhe VIP-at, të cilat i akuzoi se me gjuhën e tyre në media dhe rrjetet sociale, ndihmuan protestuesit të thyejnë automate dhe të vjedhin banka.

Rama: Nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe autorizim për të folur për popullin. Populli flet vetë dhe as kjo turmë e verbër as ne vetëm sovrani popull jep mandatin për të folur. Kjo është marrëveshja themelore e demokracisë.

Ama liria dhe e drejta e tij tyre e atyre që duan të imponojnë mendjen idetë, mbarojnë aty ku nis liria e drejta e t6ë tjerëve. Dhe mbi të gjitha jetët e tyre. Ky kufij e ndan bashkëjetesën demokratike nga totalitarizmi dhe xhungla ku ekziston frika. E pyes veten shumë a është e mundur të mirëkuptohet kjo furi dhunë sharjesh që gëlojnë ndaj kujtdo që nuk i bindet agresionit ndaj kësaj turme, që nuk i bën Hosana kësaj turme. Turmë që pretendon të mbështete pa kushte në kuturisjen e saj anti demokratike ku në fjalorin nuk ka asnjë fije respekti, norme mirësjellje, dialogu apo ballafaqimi. Mua personalisht më rezulton e pamundur ta kuptoj këtë sulm frontal ndaj kodit të qytetërimit tonë. As tradita familjare shqiptarë, as normat demokratike, nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me përmbajtjen e këtij sulmi vulgar gjuhësor në emër të rinisë ardhmërisë, ku gjuha kocka s’ka po kocka thyen, me ndihmën e VIP po thyen automate dhe vjedh banka. Detyra më ka çuar në çdo skaj të Shqipërisë, por përmes pafundësisë së dritave dhe hijeve kam partë se sa herë më e thellë në shpirt është Shqipëria që nuk përfaqësohet as nga kjo turmë agresive dhe as nga ekranet e urryera televizive.

Ata që urrejtja i pengon ta shikojnë Shqipërinë në transformim historik, me këtë shumicë qeverisë dhe punën e shumicës dërrmuese janë në drejtën e tyre të kritikojnë, protestojnë të kërkojnë dorëheqjen time. Janë deri në fund të detyrës sime në kontratë me shumicën e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›