Rama shton presionin protesta edhe pas 18 shkurtit

Kreu i PS-se Edi Rama njoftoi dje se protestat e opozites do te jene gjithnje e me intensive pa u ndalur per te kundershtuar ate qe ai e quan regjimi i kusarise. Keshtu kreu i selise roze konfirmoi edhe nje here se demonstrata e 18 shkurtit nuk do te jete e fundit per opoziten e majte por pas saj do te zhvillohen edhe shume te tjere. Por kete here Edi Rama shtoi edhe nje pretekst tjeter per zhvillimin e ketyre protestave i cili sipas tij lidhet me nismen e qeverise per procesin e privatizimit te rreth 1280 sipermarrjeve dhe objekteve publike.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se demonstratat do te vazhdojne edhe pas asaj qe pritet te zhvilloje opozita e majte me 18 shkurt. Ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret edhe pse kete here kryesocialisti nuk pranoi pyetjet e tyre siguroi se protestat e opozites do te jene gjithnje e me intensive pa u ndalur per te kundershtuar ate qe ai e quan regjimi i kusarise. Demonstratat do te vijojne edhe pas 18 shkurtit gjithnje e me intensive pa u ndalur paqesisht por vendosshmerisht per te kerkuar dorezimin e bllokut te ndyre te pasurive te marra dhe te korrupsionit qe po shkaterron Shqiperine - tha Rama. Keshtu kreu i selise roze konfirmoi edhe nje here se demonstrata e 18 shkurtit nuk do te jete e fundit per opoziten e majte por pas saj do te zhvillohen edhe shume te tjere. Por kete here kreu i socialisteve shtoi edhe nje pretekst tjeter per zhvillimin e ketyre protestave i cili sipas tij lidhet me nismen e qeverise per procesin e privatizimit te rreth 1280 sipermarrjeve dhe objekteve publike. Kreu i opozites e cilesoi kete proces si banditizem kacakesh qe kerkojne te vjedhin pasurine publike. Nje mije e 280 pasuri te popullit Saliu deklaroi se do ti privatizoje pra do ti grabise. Ky nuk eshte proces privatizimi por plackitjeje. Kjo eshte nje arsye me teper per te dale ne demonstraten e 18 shkurtit per tu hequr te drejten e firmes kusareve ne pushtetit - theksoi me tej Rama. Sipas kreut te selise roze ky proces privatizimesh i paralajmeruar nga qeveria nuk eshte surprize per opoziten. Ja pse u vodhen zgjedhjet ja pse u vrane njerez ja pse kriza thellohet ja pse parlamenti nuk funksionon e pse populli varferohet perdite e me shume. Keta e kane kthyer parlamentin ne nje foltore per te share opoziten dhe jane aty per te plackitur popullin dhe vendin - theksoi Rama. Gjithashtu ai siguroi se opozita me ardhjen ne pushtet do ti shkoje deri ne fund edhe transparences per burimet e pasurise te cilitdo qe ka marre pasurine e ketij populli permes proceseve te korruptuara te privatizimit. Kjo do te thote se kjo dosje gjigante nuk do te mbyllet dhe as sdo te mbetet vetem ne deklarata por do te jete ne dosjet qe do ti vihen ne dore publikut nen driten e diellit dhe ne emer te publikut do te kthehet ne nje gur themelor per te ardhmen per te treguar me gisht keqqeverisjen - informoi Rama. Ne fund te fjales se tij kreu socialist riperseriti thirrjen e tij ndaj popullit per tiu bashkuar demonstrates se opozites ne 18 shkurt pra te premten e ardhshme duke thene Cdo njeri qe nuk eshte pjese e ketij oborri pasurie do te jete pjese e indinjates popullore ti bashkohet levizjes popullore per largimin e kesaj qeverie per ti hapur rruge zhvillimit te vendit - perfundoi Rama duke u larguar pa u dhene mundesi gazetareve per ti bere pyetje. Edhe pse vetem diten e djeshme rezoluta e PPE-se i beri thirrje pikerisht kreut te PS-se per nderprerjen e mjeteve dhe taktikave te dhunshme dhe rifillimin e dialogut dhe pjesemarrjen e plote te forces qe ai drejton ne punimet e Kuvendit Rama ne te kundert kerkoi perseri vazhdimin e demonstratave madje duke pohuar ne forme presioni vazhdimesine e tyre edhe pas 18 shkurtit. Partia Socialiste anuloi dje 3 tubime te paralajmeruara ne Durres Fier dhe Elbasan por duke njoftuar me pare se pas nje jave do te zhvilloje nje tjeter tubim ne kryeqytet.