E Shtunë, 31 Tetor 2026

75 parti te BE-se denojne pucin mbeshtetje Berishes

Permes nje rezolute te posacme per situaten ne Shqiperi PPE-te i kerkojne kreut te PSSH-se Edi Rama qe te nderprese perdorimin e mjeteve dhe taktikave te dhunshme per qellime politike

Asambleja Politike e PPE-ve miratoi dje nje rezolute per situaten politike ne Shqiperi ne te cilen ben pergjegjes kryesor per dhunen e 21 janarit kreun e PS-se Edi Rama. Duke e konsideruar qeverine e dale nga 28 qershori legjitime dhe te certifikuar kjo rezolute fton z. Rama te behet pjese e reformave qe qeveria ka ndermarre ne kuader te procesit te stabilitetit dhe integrimit te vendit ne BE. Asambleja Politike e Partive Popullore Evropiane denon perdorimin e mjeteve dhe taktikave te dhunshme nga Edi Rama per rrezimin e qeverise legjitime te Shqiperise e ardhur ne pushtet me zgjedhje demokratike. Ne kete rezolute i kerkohet lidershipit socialist te nderprese perdorimin e mjeteve dhe taktikave te dhunshme per qellime politike si dhe te ndaloje pershkallezimin e metejshem politik te respektoje dhe te bashkepunoje me institucionet e Shqiperise dhe ne vecanti te siguroje pjesemarrje te plote ne punimet e Parlamentit. Me tej rezoluta thote Partise Socialiste i kerkohet te bashkepunoje me mazhorancen e zgjedhur per te permiresuar kuadrin elektoral ne zbatim te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it te angazhohet ne menyre konstruktive ne procesin pergatitor ne perputhje me detyrimet ligjore dhe te siguroje pjesemarrjen e plote ne zgjedhjet vendore te dates 8 maj 2011. Rezoluta e PPE-ve ben thirrje qe te behet nje hetim gjitheperfshires i pavarur dhe profesional per ngjarjet para gjate dhe pas 21 janarit. Kjo rezolute pershendet edhe kerkesen e Kryeministrit Berisha per asistence nderkombetare ne keto hetime. Partite Popullore Evropiane u bejne thirrje vendeve anetare te BE-se te mbeshtesin politiken e reformave te qeverise shqiptare e cila sipas PPE-ve synon marrjen e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE. Kete thirrje ndaj opozites shqiptare PPE-te e perligjin pas konstatimit te tyre se ne 21 janar ne nje tentative te deshtuar per te marre pushtetin me dhune sipas nje plani te paralajmeruar lideri i Partise Socialiste ne opozite Edi Rama organizoi nje rrethim prej 5 oresh dhe sulme te dhunshme kunder Keshillit te Ministrave. PPE-te shprehin shqetesimin se ne Shqiperi ekziston nje situate e tensionuar politike midis qeverise Berisha te zgjedhur nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe opozites socialiste. Rezoluta nenvizon se stabiliteti i demokracise shqiptare eshte vendimtar per ambiciet e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Kjo rezolute e Partive Popullore Evropiane pershendet perpjekjet dhe reformat bindese te Partise Demokratike dhe Kryeministrit Sali Berisha ne permbushje te kritereve te nevojshme per progresin e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian perparimin e dukshem dhe te vazhdueshem ne zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit te Bashkimit Evropian e cila ka hyre ne fuqi ne vitin 2009 si dhe kontributin e vazhdueshem te Shqiperise per komunitetin e sigurise euroatlantike si vend anetar i NATO-s. PPE-te ne kete kontekst inkurajojne qeverine shqiptare te vijoje reformat per te cuar vendin me afer integrimit ne Bashkimin Evropian. Nderkaq ne kete rezolute PPE-te rikujtojne edhe rezultatet e hetimeve nga prokuroria mbi procesin e numerimit dhe rezultatin e zgjedhjeve ne zonen e Shkodres te cilat sipas PPE-ve treguan nje ndryshim prej vetem nje vote nga rezultati zyrtar i zgjedhjeve te vitit 2009 per zonen e Shkodres. Ministri i Brendshem z. Lulzim Basha mori pjese ne mbledhjen e Asamblese Politike te Partive Popullore Evropiane ne Bruksel e cila denoi dhunen e 21 janarit me ane te rezolutes te votuar unanimisht.

Rezolute per situaten ne Shqiperi

Adoptuar nga Asambleja Politike e PPE-ve

11 shkurt 2011

Duke konstatuar se

middot Me 21 janar 2011 ne nje tentative te deshtuar per te marre pushtetin me dhune sipas nje plani te paralajmeruar lideri i Partise Socialiste ne opozite Edi Rama organizoi nje rrethim prej 5 oresh dhe sulme te dhunshme kunder Keshillit te Ministrave.

middot Ekziston nje situate e tensionuar politike midis qeverise se kryeministrit Sali Berisha te zgjedhur nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe opozites socialiste.

middot Stabiliteti i demokracise shqiptare eshte vendimtar per ambiciet e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian.

Pershendesim

middot Perpjekjet dhe reformat bindese te Partise Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha ne permbushje te kritereve te nevojshme per progresin e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian.

middot Perparimin e dukshem dhe te vazhdueshem ne zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit te Bashkimit Evropian e cila ka hyre ne fuqi ne vitin 2009.

middot Kontributin e vazhdueshem te Shqiperise per komunitetin e sigurise euroatlantike si vend anetar i NATO-s.

middot Rezultatet e hetimeve nga prokuroria mbi procesin e numerimit dhe rezultatin e zgjedhjeve ne zonen e Shkodres te cilat treguan nje ndryshim prej vetem nje vote nga rezultati zyrtar i zgjedhjeve te vitit 2009 per zonen e Shkodres.

Inkurajojme

middot Vazhdimin nga ana e qeverise shqiptare te rruges se reformave per te cuar vendin me afer integrimit ne Bashkimin Evropian.

middot Denojme

middot Perdorimin e mjeteve dhe taktikave te dhunshme nga Edi Rama per rrezimin e qeverise legjitime te Shqiperise te ardhur ne pushtet me zgjedhje demokratike.

Bejme thirrje

middot Opozites shqiptare dhe z. Edi Rama te nderprese perdorimin e mjeteve dhe taktikave te dhunshme per qellime politike te ndaloje pershkallezimin e metejshem politik te respektoje dhe te bashkepunoje me institucionet e Shqiperise dhe ne vecanti te siguroje pjesemarrje te plote ne punimet e Parlamentit.

middot Partise Socialiste te bashkepunoje me mazhorancen e zgjedhur per te permiresuar kuadrin elektoral ne zbatim te rekomandimeve te OSBE/ODIHR te angazhohet ne menyre konstruktive ne procesin pergatitor ne perputhje me detyrimet ligjore dhe te siguroje pjesemarrjen e plote ne zgjedhjet vendore te dates 8 maj 2011.

middot Per nje hetim gjitheperfshires te pavarur dhe profesional mbi ngjarjet para gjate dhe pas 21 janarit dhe pershendesim kerkesen e kryeministrit Berisha per asistence nderkombetare.

middot Vendeve anetare te BE-se te mbeshtesin politiken e reformave te qeverise shqiptare e cila synon marrjen e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›