Rama s’ka emocione personale për 21 janarin, pasi janë vrarë të tjerët!

Kreu i PS foli mbrëmë për emocione personale të atyre që janë prekur nga 21 janari, duke harruar katër të vrarët, bile duke u sjellë paciptësisht edhe me familjet e tyre, të cilave u kujtoi se s’u kishte gjak borxh e s’i bindej asnjë kanuni, pavarësisht se qe ai që i thirri njerëzit, si mish për top, para institucioneve kushtetuese
Mbrëmë Edi Rama deklaroi se kapërceu mbi 21 janarin se po rrënohet vendi, dhe i vetmi imoralitet do të ishte mos bashkimi me Ilir Metën. Ai gëlltiti të gjitha akuzat me “bllok më dorë” dhe montimin e videoçimkës për aleatin më të ri në opozitë.
Për ta bërë më serioze kapërdimjen Rama numëroi pacipërisht një sërë arsyesh pse duhej të bashkohej me LSI kundër kryeministrit Berisha, por nuk dha një arsye pse e kapërcehej pa lidhje 21 janari dhe katër të vrarët.
Si duket kapërcimi i 21 janarit është e thjeshtë sepse janë vrarë të tjerët. Edi Rama nuk po di sesi të fshijë kujtesën e socialistëve pas gjithë atyre sulmeve ndaj Ilir Metës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sipas tij gjëja më e duhet është bashkimi, ndërsa 21 janari ishte një ngjarje personale që vetëm “kanuni i zgjidh”. Pra, sipas kësaj logjike të gjithë protestuesit dhe katër të vrarët nuk janë përgjegjësi i atij që i thirri me 20 janar 2011 në një intervistë televizive.
Ai i thotë 4 panafakë “na falni por e tepruam pak me akuzat dhe videoçimkat e montuara për të ngritur një zemërim popullor. Edi Rama është i gatshëm i përpilojë justifikime sa të dojë për 21 janarit derisa nuk nxjerr publikisht emrat e atyre personave të grupit “me axhendë tjetër - sipas një definicioni të ambasadorit të SHBA - që kishin për qëllim një demonstratë të dhunshme”.