E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama flet për një shtet personal

12-04-2013 / Gazeta 55

Me privatizimin edhe të sistemit doganor, Edi Rama po i rrëfen publikut se në mendjen e tij ekziston vetëm një shtet personal, i cili do të kontrollojë jo vetëm biznesin, por edhe bujqësinë, sigurimet shëndetësore të qytetarëve e tani edhe sistemin doganor. Regjimi familjar i opozitës së Edvinit synon të shndërrojë shtetin në një pronë private, e cila do qeverisë pa din e pa iman, veç sipas parimit të skllavërisë, që do instalojë sekti i 99-shave

Kryetari i Partisë Socialiste në paraqitjen e kapitullit për Ekonominë në Elbasan deklaroi një gjë të padëgjuar më parë. Edi Rama deklaroi se doganat shqiptare do jepen në koncesion të huajve, në këtë rast mund të jenë të interesuar grekët ose italianët, etj. “Ne do t’i japim doganat në menaxhim të huaj. Kjo është një gjë e re që nuk e kemi thënë më përpara, por është pjekur si ide. Domethënë do të administrojmë gjithë marrëdhënien e sipërmarrjes me doganën përmes një kontrate me një agjenci ndërkombëtare të specializuar duke ulur në mënyrë drastike të gjithë atë korrupsion dhe atë arbitraritet që sot po i merr frymën sipërmarrjes në doganë”.
Në fakt, Edi Rama do të kish bërë mirë ta piqte më mirë këtë propozim personal sepse shteti shqiptar është i qytetarëve shqiptarë dhe një protektorat i ndonjë kompanie të huaj.
Po ashtu duhet thënë me forcë se deklarata e Edi Ramës bie në kundërshtim me direktivat e BE-së për rrugën që duhet të ndjekë Administrata Doganore Shqiptare me qëllim integrimin e saj në BE. Është një çështje më vete kjo shpikje e Edi Ramës, pasi asnjë vend evropian por dhe me gjerë nuk ndjek një praktikë të tillë; duke ju dhënë administrimin e doganave apo tatimeve, kompanive private. Edi Rama jo vetëm tregon se ka një mungesë  të madhe njohje në fushën e doganave, por në aspektin e sigurisë Kombëtare ky propozim është tmerrësisht i gabuar, pasi hyrja-dalja në dogana mund të lejojë futjen elementëve të rrezikshmërisë së lartë për rendin kushtetues dhe cenon kufirin territorial shqiptar.
Ndërkaq kjo lajthitje e radhës apo ndonjë premtim klientelist, kjo mbetet për tu vlerësuar nga ekspertët e sigurisë Kombëtarë përpara se të jetë domen i specialistëve të ekonomisë.
Dhe mbi të gjitha duhet sqaruar se procedurat  doganore janë në përputhje të plotë me standardet e BE-së. Është kjo mazhorancë që rriti të hyrat në buxhetin e shtetit duke zhdukur një fenomen korruptim të përdorimit të doganave si plane-biznesi. 
Koha e përdorimit korruptiv dhe me qëllim daljen nga i njëjti start dhe konkurrencës së pandershme, është harruar nga komuniteti i biznesit shqiptar pas largimit të qeverive socialiste.
Gjatë qeverisjes socialiste 1997-2005, të ishe doganier ishte sinonim i një statusi social baras me një sipërmarrës i suksesshëm që fitonte miliona falë biznesit të tij. Drejtorët e Doganave gjatë qeverive të socialiste ndryshonin aq herë sa ndryshonte humori në kazinotë e kryeqytetit apo buzukëve të vendeve fqinje. Ndërsa të ardhurat në buxhetin e shtetit patën një perforcancë të lartë në vitet 2006-2007-2008 përkatësisht me 14 për qind në dy vitet e para dhe 16 për qind në vitin e fundit.
Sidoqoftë Edi Rama nuk mund të konsiderojë shtetin si një plaçkë që mund t’u jepet në koncesion të huajve apo klientëve të tij. Programi i PS për reformimin e sistemit ekonomik me taksa progresive dhe dhënien me koncesion për doganat kompanive të huaja janë dy pika kundërthënëse, pasi kompanitë do të deklarojnë më pak sepse po të deklarojnë të ardhura të larta do të taksohen më shumë, ndërsa qëllimi është fitimi. Padyshim ajo që bie më shumë në sy me këto propozime të opozitës janë logjika e mos mbajtjes së përgjegjësisë në vendimmarrjes shtetërore. Edi Rama propozon një shtet personal ku ai zgjedh jo një administratë shqiptare për doganat, por një kompani të huaj për të menaxhuar të ardhurat e buxhetit të Shtetit.   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›