E Diel, 1 Nëntor 2026

Bamir Topi takon Gazmend Oketen: Uau, cfare lajmi!

Paradokset nuk kane te sosur ne mediat shqiptare. Disa nga gazetat kryesore, kishin nder titujt kryesore te faqes se pare te dites se djeshme "lajmin" se Bamir Topi do te takohej me Gazmend Oketen ne nje nga kafenete e Tiranes. Po po, e lexuat mire! Nje takim i rendomte mes dy individeve te ish-politikes aktive ne Shqiperi befas shnderrohen ne kryetituj gazetash. Nje absurditet i ndjekur nga mungese profesionalizmi. Te anoncosh nje pseudo-lajm duke i dhene te tille hapesire, eshte si te njoftosh apo shpallesh me te madhe, se fjala vjen Edi Rama do te kete takim me Saimir Tahirin apo Vangjel Dule me nje anetar te strukturave te partise se tij. Ca me keq akoma, perpiqet te fryhet dicka e shfryre.

Dhe ashtu sikurse u anoncua me te madhe nga gazeta dhe disa televizione, Bamir Topi u takua dje me Gazmend Oketen. Pine nga nje kafe ne hije te barit dhe gazetare e kamera turravrap i prisnin ne diell qe tu afroheshin mikrofonave te tyre. Per te folur dy ish-politikane qe ne te vertete nuk kishin asgje c'te thoshin pervecse qe me ndihmen absurde te mediave te pakontrolluara nga ana etike e profesionale, te frynin dicka te shfryre.

Deklaratat pas kafese

"Une e konsideroj kete takim, si hapin e pare te procesit te zyrtarizimit te rikthimit ne politike. Dhe me vjen shume mire qe isha me njerez te nderuar, ne pergjigje te fteses se tyre, per ta bere kete akt zyrtar dhe publik" - u shpreh Topi pas takimit. Ai pohoi, se ne fund te ketij muaji do te realizoje hapin perfundimtar ne seline e re te FRD-se, nje force e re politike, e cila sipas tij e ka bere te qarte qe do te jete ne funksion te plote te aspirates qytetare. Ne kete kuader, Topi mohoi paraprakisht edhe mundesine per aleanca me forca te tjera politike, ne zgjedhjet parlamentare ne prag, duke theksuar faktin se FRD do te kete aleance vetem me qytetarin. "Me ka pelqyer nje shprehje e sakte e zotit Oketa, kur eshte pyetur per aleancat e mundura, ku ka thene se aleanca jone eshte aleance me qytetarin. Nuk e lidh kete me nje pozicion te caktuar, kjo do t'i takoje te ardhmes. Rotacioni vjen nepermjet votes se popullit", - vijoi Topi, pa saktesuar nese do te kete apo jo post drejtues ne kete force, qe aktualisht nuk e ka nje te tille. "Sot flas nga nje pozicion personal, se kur te zyrtarizohet pjesemarrja ime do te jemi te kujdesshem qe vendimet te jene te partise. Une shkoj ne sintoni me Oketen, aleanca vetem me qytetarin dhe jo me ate psikologji dhe ate politike qe konsiderohen parti te vjetra", - shtoi Topi. Nga ana e tij, nismetari i FRD-se, Gazmend Oketa, u shpreh se eksperienca e ish-presidentit Topi, si nje nga politikanet me te sofistikuar, do te jete nje vlere e shtuar dhe e mirepritur ne FRD. "E njohem me projektin tone politik, qe synon te sjelle nje politike ndryshe, ne menyre qe endrra e shqiptareve per integrimin europian te behet realitet. Eksperienca e presidentit Topi, si nje nga politikanet me te spikatur te Shqiperise, do te jete nje aset i shtuar dhe i mirepritur nga FRD", - tha Oketa dje, pas takimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›