Rama takim me fermerët: Do investojmë seriozisht për fshatin
Divjaka është një nga qytetet që ka veprimtari më të lartë të prodhimeve bujqësore në vend dhe bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave për banorët e kësaj zone.
Prej vitesh, fermerët kanë investuar shuma të mëdha parash për ngritjen e bizneseve të tyre, që kryesisht orientohen në sera.
Ata janë takuar këtë të hënë me kreun e PS-së, Edi Rama, të cilit i kanë shprehur shqetësimin e mungesës së subvensionimit nga shteti. Ata janë ankuar edhe për çmimin e lartë të naftës dhe problemeve më ujin.
Ndërsa bashkëbisedoi me fermerët, kryesocialisti Edi Rama shpalosi shtyllat mbi të cilat programi për një rilindje shqiptare do të zgjidhe problemet e tyre.
Edi Rama dhe grupi i punës për programin që e shoqëronte ka premtuar se qeveria socialiste do të investojë seriozisht për fshatin.