Xhaçka hedh poshtë zërat: S`pati asnjë tërheqje për Forumin e Gruas

Në garën për kryetaren e Forumit të Gruas Socialiste nuk pati asnjë tërheqje kandidatesh dhe votimi i hapur u vendos me konsensus.
Kryetarja e zgjedhur të shtunën në krye këtij forumi, Olta Xhacka në një intervistë për Ora News deklaron se i gjithë procesi i zgjedhjes ka qenë transparent.
Zgjedhja në krye të forumit për Xhackën do të thotë përmbushje e disa sfidave, që nisin me angazhimin e gruas socialiste në fushatën e përçimit derë më derë të programit të socialisteve për një rilindje shqiptare.
Të shtunën Kongresi i Forumit të Gruas Socialiste me votë unanime zgjodhi në krye të saj deputeten e qarkut të Korçës, Olta Xhaçka.