E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama takim me pensionistët në Gjirokastër: Objektiv, pensioni minimal 200 euro dhe ai mesatar 400

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste, ka zhvilluar një takim me pensionistët në Gjirokastër, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Kryesocialisti deklaroi se synon që pensionin minimal në vend ta çojë në 200 euro, ndërsa atë mesatare në 400.

Ndërkohë, premtimet e kryedemokratit Sali Berisha i konsideroi si “rruga drejt humnerës”.

“Kemi përcaktuar edhe dy piketa të tjera, të kemi një pension minimal 200 euro, pavarësisht se ke punuar nuk ke punuar, dhe të arrimë që për të siguruarit të kemi një pension mesatar 400 euro. Këto janë dy objektivat. Kush ju thotë të tjera, ka dy arsye, sepse i kemi rënë kësaj pune nga të katër  anët, kemi marrë ekspertizë nga të katër anët, nga Banka Botërore, ekspertë të pavarur ndërkombëtar, kjo që ne kemi përcaktuar si objektiv, është ambicioz, nuk është i lehtë, pro do bëjmë çmos që ta arrijmë. Të tjerat që ju thonë janë rruga drejt humnerës”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›