E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takime me lideret europiane Do marrim pjese ne zgjedhje

Athine 7 mars 2011 NOA 8211 Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama mori pjese ne samitin e udheheqesve te Partise se Socialisteve Europiane i zhvilluar ne kryeqytetin e Greqise Athine. Gjate samitit te Partise se Socialisteve Europiane Edi Rama zhvilloi dhe takime me kreun e Grupit Parlamentar Socialist dhe Demokrat ne Parlamentin Europian Martin Schultz Kryetarin e Partise Demokratike Italiane Bersani sekretarin e Pergjithshem te Internacionales Socialiste Luis Ayala dhe lidere te tjere te partive te majta europiane.

Shefi i opozites gjate takimeve theksoi edhe nevojen urgjente per te gjetur nje zgjidhje qe do e nxirrte Shqiperine nga kriza shumedimensionale qe e ka mberthyer vendin.

Duke iu referuar ngjarjeve te 21 janarit ku u vrane kater demonstrues zoti Rama shprehu hidherimin e thelle per kater shqiptaret protestues.

Rama tha se edhe pse te parrezikshem te paarmatosur dhe jashte cdo rrethimi te institucioneve shteterore ata u qelluan per vdekje nga plumbat e Gardes Republikane.

Dhuna dhe provokimet e policise para gjate dhe pas demonstrates dhe sigurisht hapja e zjarrit nga ana e Gardes Republikane mbi protestues paqesore ishin akte flagrante te paprecedenta ne asnje vend demokratik te Europes ku Shqiperia kerkon te anetaresohet nenvizoi lideri i opozites.

Kryetari i Partise Socialiste u ndal edhe ne sulmet e perditshme te deputeteve te mazhorances ndaj drejtesise e vecanerisht Prokurorise se Pergjithshme duke i cilesuar ato nje tentative te qarte per te vene nen presion organin e akuzes.

Edi Rama konfirmoi gjithashtu se Partia Socialiste do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit.

Por Rama kerkoi njeheresh permbushjen e te gjitha garancive qe do te siguronin nje proces zgjedhor te lire e te ndershem per tu rikthyer shqiptareve besimin tek institucioni i votes se lire.

Kreu socialist Edi Rama zhvilloi edhe nje takim koke me koke me Kryeministrin Grek njeherazi edhe Kryetar i Internacionales Socialiste Jorgo Papandreu.

Gjate ketij takimi Rama e njohu Kryeministrin grek me krizen e thelle qe po kalon Shqiperia problematiken e rende te korrupsionit vend si dhe garancite per te siguruar nje proces te lire te drejte e demokratik zgjedhor.

Nga ana e tij Kryeministri grek Papandreu ofroi te gjithe mbeshtetjen per Partine Socialiste te Shqiperise.

Papandreu e garantoi Ramen se do ta mbeshtese ne kauzen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme te cilat jane parakusht per permbushjen me sukses te procesit te integrimit europian.

mit/NOA

Lajme te ngjashmeRama nga Athina Socialistet zgjidhin krizen e gjithanshme ne ShqiperiRama ne Athine takon kreret e PSE Shpelarja e blozesRama ne familjen Nikaj Duhet patjeter drejtesiifti Rama dhe nena Aneta ngushellojne familjen e Aleks Nikaj Lidhje21 janari Athine edi rama kriza shumedimensionale Kryeministri grek Papandreu Kryetari i Partise Socialiste nevojen urgjente per zgjidhje plumbat e Gardes Republikane problematiken e rende te korrupsionit proces zgjedhor te lire sulmet e mazhorances ndaj Prokurorise se Pergjithshme zgjedhjet vendore te 8 majit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›