Berisha Prokuroria mbylli 40 ceshtje te Rames

Tirane 7 mars NOA 8211 Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim zv/presidenten e Institutit Demokratik Kombetar Amerikan NDI Shari K. Brajan dhe drejtorin rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore te ketij Instituti Robert Benxhamin.
Berisha u shprehu perfaqesuesve te NDI-se vleresimet per punen dhe kontributin 15 vjecar qe ky organizem ka ofruar vazhdimisht nepermjet programeve te ndryshme per zhvillimin e shoqerise shqiptare si dhe rolin e saj ne fusha themelore te demokratizimit te vendit.
Nga ana e saj Brajan shprehu kenaqesine per zhvillimin e madh dhe progresin e arritur ne Shqiperi gjate viteve te fundit ne fusha te rendesishme per vendin.
Berisha me pas e njohu zonjen Brajan me zhvillimet e fundit ne vend pas perpjekjes se dhunshme te opozites ne 21 janar per permbysjen e qeverise dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike.
Kryeministri theksoi qendrimin e tij te palekundur dhe koherent te shprehur qe pas sulmit mbi seline e Kryeministrise qe nje hetim profesional gjitheperfshires i paanshem dhe i besueshem eshte themelor per kapercimin e situates se krijuar dhe per te ardhmen e shtetit ligjor.
Ai shprehu shqetesimin qe mbas me shume se 1 muaj ky hetim nuk po perfshin te gjithe aktoret e 21 Janarit mbi te gjitha aktoret qe projektuan dhe organizuan tentativen per permbysjen anti-kushtetuese te organeve te zgjedhura me vote.
Ai gjithashtu shprehu shqetesimin se nxjerrja e vazhdueshme ne media e dokumenteve te procesit hetimor po demton ne menyre te rende jo vetem profesionalizmin por dhe mundesine per nje hetim te plote e te paanshem.
Ne takim Kryeministri u ndal tek reformat e qeverise shqiptare qe nga viti 2005 ne luften kunder korrupsionit dhe per mireqeverisjen e vendit te cilat kane rritur transparencen dhe efikasitetin e qeverisjes.
Ai vleresoi lart punen e njesise se perbashket hetimore te udhehequr nga prokuroria ne goditjen e korrupsionit por nenvizoi se mos penalizimi nga ana e prokurorise i korrupsionit te qeverise socialiste apo te te zgjedhurve te saj vendor si dhe mbyllja e mbi 40 ceshtje te ngritura ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes eshte nje politike penale e cila demton efikasitetin dhe besueshmerine e luftes ndaj korrupsionit.
Kurse ne lidhje me rendesine e zgjedhjeve per pushtetin vendor te dates 8 maj Berisha angazhimin e plote te qeverise shqiptare per te garantuar transparence maksimale dhe standardet me te larta si dhe nje proces zgjedhor ne perputhje me angazhimet e OSBE-se. Nga ana e saj Brajan shprehu angazhimin e NDI per te ofruar ne vazhdimesi kontributin dhe bashkepunimin ne mbeshtetje te te gjitha proceseve demokratike ne vend.
n.e/NOA
Lajme te ngjashmePS Berisha u vodhi festen mesuesve Berisha me mesuesit Jini krijuesit e te ardhmesPS Lirimi i gardisteve turp Kryeministri PS po ripergatitet per greve urieKryeministri Lejet e ndertimit te kalojne nga Qendra e Licencimit LidhjeBerisha Brajan NDI Prokuroria