Rama takime ne Hungari
Kryetari i Bashkise se kryeqytetit Edi Rama ka zhvilluar nje vizite ne kryeqytetin hungarez Budapest. Ai eshte pritur nga homologu i tij hungarez Igor Demski, qe qeveris Budapestin prej 18 vitesh. Ne takim eshte folur per zhvillimin e nje partneriteti qe synon aksesin ne fondet e Bashkimit Europian per qytetet e vendeve jo anetare, permes bashkepunimit mbi baza projektesh me qytete te vendeve anetare. Nderkohe Rama eshte pritur edhe nga kryeministri hungarez Gjurksani, me te cilin ka diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe domosdoshmeria per te garantuar standartet e nje vendi qe ne prill do te jete pjese e NATO-s. Rama i ka folur kryeministrit hungarez edhe per shqetesimet me te cilat po perballet opozita ne lidhje me nje proces te zvarritur ne paisjen me karta identiteti te zgjedhesve, por edhe e siguroi kryeministrin hungarez per vendosmerine e opozites per te bere gjithcka qe vendi te beje zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe te shpejtoje hapat drejt Bashkimit Europian.