E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takime në Korçë: Beteja për votën, vazhdon

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se beteja vazhdon dhe se ajo duhet të çohet përpara me mbështetjen e të gjithëve.

Ai përmendi edhe problemet me të cilën përballet vendi, si rritja e çmimeve, papunësia, që sipas tij, të gjitha janë të lidhura drejtpërdrejtë me grabitjen e votës dhe kutitë e mbyllura, sepse janë të lidhura drejtpërdrejtë me mungesën e lidhjes e të përgjegjësisë që lidh qeverinë me ata që e zgjedhin.

“është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të jemi të vetëdijshëm se sot ne me njëri tjetrin nuk kemi thjesht një solidaritet më të madh mes nesh, po sot ne kemi një opozitë më të bashkuar se asnjëherë, e më të larmishme se asnjëherë. E që sot janë së bashku më të shumtë se asnjëherë, sepse më shumë se asnjëherë është e qartë se duhet të marri fund historia 20 vjeçare e zgjedhjeve të deformuara e të kontestuara, që arriti kulmin në zgjedhjet e shkuara me një korrupsion elektoral, i cili në qoftë se nuk çmontohet, jo vetëm do të korruptojë në vazhdimësi zgjedhjet, por do ta kthejë Shqipërinë në një mbretëri të pa shpallur”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›