E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takohet me Blair: Ramë dakort të bashkëpunojmë pas 23 qershorit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Londër ku është takuar me ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Në një mesazh në Twitter, Rama e ka cilësuar takimin me politikanin britanik si mjaft pozitiv ndërsa ka shtuar se kanë rënë dakort të bashkëpunojnë pas 23 qershorit.

“Një takim i shkëlqyer me Toni Blerin! Ramë dakord që pas 23 qershorit ai dhe ekipi i tij do punojnë me ne për mirëqeverisjen:-) Fantastike! shkruan Rama.

Ndërkohë, pasdite kryesocialisti Rama do të vizitojë edhe Brukselin ku do të takohet edhe me grupin eurosocialist në Parlamentin Europian ku në fokus të takimit do të jenë zgjedhjet e 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›