E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama takohet me shefen e re të UNMIK në Kosovë: Për ne misioni i tyre në Kosovë ka mbaruar

Për kryeministrin Edi Rama, misioni i UNMIK në Kosovë ka mbaruar. Komentin Rama e bëri në një postim në Twitter, ku njoftoi mbi një takim të zhvilluar mes tij dhe shefes së re të UNMIK në Kosovë.

Kreu i qeverisë shqiptare shton se këtë qëndrim, Shqipëria do ta shprehë edhe në Këshillin e Sigurimit.

 “I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit.Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën”, shkruan Rama në Twitter.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›