E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta: Depozituam në Kuvend projektligjin për indeksimin e pagave! Mbron punonjësit nga rritja e çmimeve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat në Kombinat, u shpreh se kanë depozituar në Kuvend një projektligj për indeksimin e pagave. Sipas Metës, ky projektligj do të ndihmojë qytetarët të përballojnë rritjen e çmimeve.

“PL e ka nisur këtë sesion të ri të kuvendit me propozimin e projektligjit për indeksimin e pagave. Përmes këtij projekt ligji mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve. Vendi ka pasur rritje ekonomike, por pagat nuk janë rritur dhe nuk ka në përfituar të gjithë, madje as nuk janë indeksuar me nivelin e inflacionit. Kjo ka krijuar një situatë të rëndë sociale e ekonomike. Paga minimale është e nevojshme të përfshihet në indeksim. Rritja e indeksimi, bën përfitues punonjësit të rritjes së ekonomisë dhe rrit mirëqenien e tyre. Rritja nxit rritjen e konsumit dhe ndikon në rritjen ekonomike të vendit dhe rrit të ardhurat nga sigurimet shoqërore. Kuvendi të shqyrtojë e votojë menjëherë një projektligj i cili mbron qytetarët”, tha Meta.

Ndalur te rritja e çmimit ta karburanteve,  Meta theksoi se Partia e Lirisë ka propozuar edhe heqjen e taksës së qarkullimit dhe nëse qeveria do e bënte, sipas tij, nafta do shitej 370 lekë më lirë.

“E dimë që Ukraina është në luftë, por pasojat ekonomike sociale janë më të rënda këtu se te ata. Përfshirë këtu edhe çmimin e karburantit që është një ndër më të shtrenjtit në botë. Prandaj Partia e Lirisë ka propozuar heqjen e taksës së qarkullimit. Çmimi do të binte me rreth 370 lekë të vjetra. Por qeveria kërkon të mbushë arkën dhe të zbrazë xhepat e qytetarëve, për të financuar koncesionet, inceneratorët dhe tenderët”, u shpreh Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›