Riker dhe Westerwelle mberrijne sot ne Tirane

Zyrtarët e lartë të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Gjermanisë, pritet të mbërrijnë pasditen e sotme në Tiranë. Krerët e shtetit shqiptar do të zhvillojnë takime me Sekretarin e Shtetit për Euroazine Filip Riker dhe Ministrin e Jashtem gjerman, Guido Vestervelle. Vizita e zyrtarit amerikan do të jetë e shkurtër dhe deri tani nuk është lajmëruar një komunikim i tij me mediat. Ende nuk është bërë publike axhenda e Riker, por pritet që ai të zhvilloje takime me kryeministrin Sali Berisha, kreun e opozitës Edi Rama dhe presidentin Bujar Nishani.
Në anën tjetër axhenda e vizites së ministrit të jashtëm gjerman, Guido Vestervelle është bërë tashmë publike. Edhe ai, pasi të mbërrijë në Tiranë, do të takohet me krerët e shtetit shqiptar, presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Berisha, kreun e opozitës Edi Rama dhe ministrin e jashtëm Edmond Panariti. Marrëdhëniet bashkëpunuese mes Tiranës dhe Berlinit, procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, realizimi i programeve zhvilluese të Gjermanisë për Shqipërinë - do të jenë ndër çështjet kryesore që Guido Ëesterëelle do të diskutojë me mikëpritësit vendorë.