Rama takon Fylen ne Bruksel

Dy javë pas vizitës së tij të fundit në Tiranë, Komisioneri për Zgjerim,
Stefan Fyle priti në Bruksel kreun e PS. Pas takimit, Edi Rama deklaroi
se u bisedua për lirinë e zgjedhjeve dhe retorikën nacionaliste.
"Eshtë një urë që Komisioneri ka ngritur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike. BE dhe SHBA kërkojnë një Shqipëri që të vazhdojë të shkojë përpara duke mos rënë pre e tundimeve që vijnë si jehonë e së shkuarës, duke i lënë pas fantazmat e së shkuarës nga nacionalizmi primitiv tek zgjedhjet e deformuara dhe të kontestuara", tha Rama.
Sipas burimeve të Top Channel, megjithëse ende nuk është finalizuar në axhendë, Komisioneri Fyle po planifikon që të vizitojë sërish Tiranën javën e ardhshme.
Pergatiti ARTA TOZAJ