Rama takon Nishanin: Takim pozitiv për bashkëpunimin e tranzicionin pa probleme
TIRANE – Ka zgjatur rreth 40 minuta takimi mes kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Në përfundim të takimit, kryesocialisti Rama nuk ka pranuar të ndalet përpara mediave, por preferoi ta komentojë takimin përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.
Duke e cilësuar si një takim pozitiv, Rama thekson se në fokus të bisedës me presidentin Nishani ka qenë bashkëpunimi institucional dhe tranzicioni i pushtetit pa probleme.
“Me Presidentin e Republikës për tematiken e bashkëpunimit institucional e të tranzicionit të pushtetit pa probleme të reja. Takim pozitiv.”- shkruan Rama në “Twitter”.
Ky ishte takimi i parë që kryesocialisti Rama zhvilloi me presidentin Nishani, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ku koalicioni i majtë triumfoi ndaj të djathtëve.
Mësohet se Partia Socialiste ka kërkuar që ky takim të ishte i hapur dhe të zhvillohej në praninë e medias, por duket se kjo kërkesë është refuzuar nga Presidenca.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ambasadori Sequi takon Berishën në Kryeministri