Rama takon Rasmussen:Shqipëria do të vijojë të përmbushë detyrat e saj
Kryeminsitri Edi Rama vijon sot takimet në Bruksel në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare.
Mëngjesin e sotëm, Rama është pritur në një takim nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, takim që është pasuar me një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare e NATO-s duke dhënë kontributin e saj dhe duke përmbushur detyrat e saj.
Më vonë Rama do të vijojë takimet në Komisionin Europian me presidentin Jose Manuel Barroso, komisionerin për Zgjerim Stefan Fule dhe shefen e Diplomacisë Europiane, Catherine Ashton.
Po ashtu kryeministri shqiptar pritet të zhvillojë edhe një drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.