E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen:Shihni drejt së ardhmes, jo pas. Rama:Do jemi në lartësinë e NATO-s

Kryeminsitri Edi Rama vijon sot takimet në Bruksel në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare.

Mëngjesin e sotëm, Rama është pritur në një takim nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, takim që është pasuar me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar se është koha që Shqipëria ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit të shohin drejt së ardhmes dhe jo në të  kaluarën.

Gjithashtu, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka vlerësuar kontributin e dhënë nga vendi ynë për sigurinë.

Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare e NATO-s duke dhënë kontributin e saj dhe duke përmbushur detyrat e saj.

“Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare e denjë e organizatës dhe do të vijojë ti qëndrojë të gjitha detyrimeve. Do jemi në lartësinë e kësaj organizate theksoi Rama.

Ndërkohë Rama do të vijojë takimet në Komisionin Europian me presidentin Jose Manuel Barroso, komisionerin për Zgjerim Stefan Fule dhe shefen e Diplomacisë Europiane, Catherine Ashton.

Po ashtu kryeministri shqiptar pritet të zhvillojë edhe një drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›