Konflikt te tregu i ish-Uzinës Dinamo, Bashkia kërkon largimin e tregtarëve
Vendimi i Bashkisë së Tiranës për zhvendosjen e tregut tek Uzina Dinamo drejt autostradës për shkak të mungesës së kushteve të higjenës, ka përplasur mes tyre tregëtarët dhe punonjësit e policisë së Bashkisë.



Punonjës të Bashkisë u kanë kërkuar tregtarëve të nxjerrin jashtë prodhimet e tyre, pasi ky treg sipas tyre është transferuar në autostradë. Por një fakt i tillë është kundërshtuar nga tregtarët dhe si pasojë ka pasur përplasje mes tyre dhe punonjësve të policisë bashkiake.

Ndërkaq avokati i tregëtarëve këmbëngul se cështja e higjienës nuk i takon Bashkisë, e cila po penalizon në grup tregtarët të cilat paguajnë qiranë në shtet.

Është vendim jashtë cdo llogjike. Këtu janë 300 subjekte që punojmë me licencë. Këta kanë ardhur dhe e kanë bllokuar pasi pretendojnë se po ekzekutojnë një vendim të institutit të higjienës. Policia Bashkiake vjen pa asnjë urdhër. Policia Bashkiake nuk mund të dalë pas asnjë urdhër dhe të ndalojë aktivitetin. Kush do të paguajë për mallin. Nuk ka lidhje fare me subjektet. Këtu janë 300 tregtare, që janë secili pronar në pronën e vet. Nëse një tregtar shkel higjienën ka të bëjë vetëm me mua jo me komshijen. Të tërë janë qiramarrës, u shpreh avokati.

Më pas në shenjë proteste, tregëtarët penguan për disa minuta qarkullimin e mjeteve duke bllokuar rrugën, moment ky që solli jo pa tensione jo vetëm mes tregëtarëve dhe policëve, por edhe shoferëve të automjeteve që nuk kishin lidhje me ngjarjen.

