Rama takon Saninon: Opozita, e gatshme për të punuar për integrimin
Opozita shpreh gatishmërinë për të punuar në funksion të intensifikimit të procesit të integrimit. Gjatë takimit të drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin në KE, Stefano Sanino, kreu i PS, Edi Rama, theksoi se procesi i integrimit europian mbetet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rama shprehu mbështetjen e gatishmërinë e plotë të opozitës për të bërë gjithçka mundet në funksion të intensifikimit të këtij procesi.
Gjithashtu, Rama ka njohur nga afër zyrtarin e lartë të Komisionit Europian me platformën me 10 pika që opozita shqiptare i ka propozuar maxhorancës, si një strategji për ta nxjerrë vendin nga kriza politike dhe për tu dhënë zgjidhje problemeve themelore të shprehura edhe në opinionin e Bashkimit Europian, ku fatkeqësisht Shqipërisë iu rrefuzua për të dytën herë statusi i vendit kandidat.
Ndërsa Sannino ka theksuar rëndësinë e përmbushjes së të gjitha prioriteteve të vendosura nga BE për Shqipërinë brenda një afati kohor sa më të shkurtër.
