LSI: La Republika nuk është serioze, përgjimi është kthyer fitimprurës edhe në Itali

Fratini (majtas) Meta (në qendër) dhe Lavitola (djathtas)
Ilir Meta ka reaguar përsëri për çështjen Lavitola. Këtë herë me anë të Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikuar pranë LSI-së. LSI e cilëson gazetën italiane La Republika jo serioze duke shtuar se Meta nuk ka dhënë intervistë për këtë gazetë.
Kjo gazetë jo-serioze, e cila është dënuar edhe më parë për shpifje dhe manipulime, ka guxuar përsëri të fabrikojë një të ashtuquajtur intervistë të z. Ilir Meta, me qëllim interesash të luftës së brendshme politike në Itali, tha Çela duke shtuar se Meta do të angazhojë një studio ligjore në Romë për të hapur një proces tjetër gjyqësor ndaj gazetës.
Kujtojmë se La Repubblica është e përditshme italiane dhe është themeluar që prej vitit 1976. Nga 2008 ajo është gazeta që ka tirazhin më të madh në Itali pas Corriere della Sera.
LSI duket se sa herë bën deklaratë në lidhje me këtë çështje bën gabime trashanike. Këtë herë LSI dhe Meta i veshën vetes atribute dhe ndikime edhe përtej detit Adriatik duke u interesuar për figurën e Fratinit në një kohë kur çështja ka të bëjë me aferat Meta-Lavitola.
Makinacionet dhe fabrikimet e segmenteve të caktuara për të manipuluar të vërtetën, me qëllim dëmtimin e figurës së z. Frattini, janë të papranueshme për z. Meta, pasi z. Frattini ka dhënë një kontribut të veçantë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, duke qenë njëkohësisht arkitekt i Udhërrëfyesit të këtij procesi të rëndësishëm, tha Çela në reagimin në emër të LSI-së.
Në një kohë kur Meta është bërë target përgjimesh deklarata mbyllet me frazën tashmë është e qartë për opinionin publik, në të dy anët e Adriatikut, se biznesi i përgjimeve është bërë gjithnjë e më fitimprurës për qarqe të caktuara duke harruar që në Itali është prokuroria ajo që i ka hapur rrugën përgjimit të telefonatave të Lavitolës.
* * *
Ish-zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka reaguar lidhur me informacionet e botuara nga Shekulli mbi takimin me Valter Lavitola. Takim i cili u zhvillua gjatë vizitës së Metës në Itali me 21 tetor të vitit 2009, ku ndodhej në Romë për tu takuar me ministrin e Jashtëm italian Franko Fratini.
Sipas Metës takimi ka qenë “i rastësishëm”. Meta sqaron edhe çështje e njohjes me Lavitolën që sipas tij ka të bëjë me profesionin e këtij të fundit si gazetar.
Reagimi i Metës:
Në lidhje me pretendimet e ndonjë media për gjoja angazhimin e personave të tretë gjatë vizitës sime zyrtare në Romë në 21 tetor të vitit 2009, sqaroj se prezenca e një drejtuesi të një gazete italiane në foton e paraqitur në media, e marrë gjatë konferencës së shtypit me homologun Fratini është krejtësisht e rastësishme, dhe nuk ka asnjë lidhje me asnjë aspekt institucional apo zyrtar të vizitës. Personi në fjalë njihet prej meje prej kohësh si drejtor i gazetës LAvanti.
* * *
Ardit Rada / Tiscali.it
Ish-zv.kryeministri Ilir Meta është përmendur të paktën tre herë në përgjimet e sekserit të Berluskonit dhe sekretares së ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini. Fakte të reja kanë dalë në dritë mbi përgjimet në Itali për ish-gazetarin Valter Lavitola, i cili bashkëpunonte, por edhe përfitonte me anë të presioneve ndaj Beluskonit. Disa prej përgjimeve kanë lidhje me Shqipërinë. Në tetor të vitit 2009, kur Ilir Meta mbante postin zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Lavitola i ka telefonuar sekretares së ministrit të Jashtëm të Italisë, Franko Fratini, që ti mundësojë pjesëmarrjen në takim pasi Lavitola e shihet si shumë të rëndësishëm për shumë zhvillime të mëvonshme. Sekretarja i përcjell porositë e Fratinit duke e udhëzuar se si duhet të veprojë që takimi të duket rastësor. Por Lavitola kërkon takim të të treve në zyrën e Fratinit dhe jo skena në paradhomë. Madje ai thotë: Meta është ai që mban në këmbë qeverinë Berisha ka katër deputetë dhe po kërkon të blejë edhe nëntë të tjerë pjesën tjetër do ta shpjegoj më vonë është shumë e rëndësishme, . Biseda telefonike me sekretare e Fratini është bërë gjashtë ditë para zhvillimit të takimit Fratini-Meta në kryeqytetin italian. Fratini dje e ka mohuar qe Meta dhe Lavitola te jeen takuar, por menjehere media italiane e nxorri zbuluar. ajo publikoi fotot Meta-Fratini Lavitola (foto ne krye) e cila e pergenjeshtron deklaraten e ministrit te jashtem italian dhe e ve ate ne nje pozite te veshtire
****
Shprehja e tij e preferuar ishte jam këshilltari i kryeministrit Berluskoni. Kështu i prezantohej Valter Lavitola bashkëbisedueseve të tij të shumtë, shpeshherë duke saktësuar se sapo kishte folur me kryeministrin. Sipas asaj që shkruajnë gazetat italiane, askush nuk e kundërshtonte, gjë që tregon se ajo çka ai thoshte ishte e vërtetë dhe afërsia e tij me Kavalierin ishte diçka reale. Siç vë në dukje gazeta Repubblica, ai thirrej e dëgjohej nga krerët e shtetit. Duke lexuar procesverbalet e përgjimit kuptohet mirë se ish-drejtori i gazetës Avanti ndodhet në shtëpi dhe prej aty telefonon sekretaren e Fratinit më 13 tetor 2009 në orën 10:13. Kërkon të marrë pjesë në një takim me zv.kryeministrin e Shqipërisë, Ilir Meta.
PËRGJIMI
Nadia (sekretarja e Franko Fratinit): Atëherë.. Ai, këtë ministrin shqiptar do ta takojë më datë 21 dhe do të bëjë këtë takimin institucional. Ti vendosesh në paradhomën tonë dhe në momentin që ata dalin nga salla
Lavitola: Por jo, jo Më fal Në orën 11, a nuk mund të më vendosësh në dhomën (zyrën) e tij në vend që të më vesh në paradhomë? Se dukem sikur
N: Nuk u kuptuam.. Unë po të jap koordinatat që më jep Ai Ti qëndron në paradhomë.. Dhe kur të dalin, ai do tju prezantojë, do të shtrëngoni duart e më pas nuk e di
L: Dëgjo Nadia, nëse më lejon Se Franko e di Unë këtë e njoh prej 10 vitesh
N: Po, por ai nuk e çon në zyrën e tij pas takimit institucional. Në përgjithësi kjo nuk ndodh kurrë.
L: Po nuk i thua dot nëse mund të ndodhë në këtë rast?
N: Jo, ndodh aty për aty. Sepse duke qenë se ti do të jesh jashtë, ndoshta ai do ti thotë Ah, qenka doktor Lavitola që ti e njeh Hyjmë.. Nuk hyjmë.. Këtë nuk e di. Nëse ai më thotë të të orientoj kështu, e bën sepse qartazi do që ky takim të bëhet në dalje, si të ishte diçka rastësore Ku dreqin ta di unë
KËMBËNGULJA
Lavitola telefonon përsëri sekretaren e Fratinit për takimin e pritshëm me Ilir Metën:
Dëgjo, më 15 më ka thënë ministri që ka atë takimin që folëm me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar.. Atëherë duke qenë se është takim zyrtar, do të ishte me shumë rëndësi për një sërë ngjarjesh, që ti shpjegoj më vonë dhe që Franko i njeh, që unë në fund të takimit të isha në dhomën-zyrën e Frankos për të shkëmbyer dy-tri fjalë, unë dhe ai. Ky tipi është ai që mban në këmbë qeverinë Berisha, ka katër deputetë dhe po tenton të blejë nëntë të tjerë Nejse, se të sqaroj më vonë, është e kotë të ti them përgjysmë në telefon Kështu që do të ishte me rëndësi.
Por ish-drejtori i Avanti-t flet dhe për një çështje tjetër urgjente. Ajo gjëja tjetër.. Shiko se ti mund të bësh një mrekulli.. Unë sapo fola me kryeministrin që