E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon aleatet pernje program te perbashket

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot nje takim me aleatet e Partise Socialiste.

Takimi eshte mbyllur me perfundimin se nevojitet nje qendrim i perbashket i opozites per sa i takon koordinimit e organizimit te punes per zgjedhjet e ardhshme dhe hartimi i nje Programi te perbashket opozitar.

Kreu i G 99 Ervin Mete u shpreh per mediat se pjese e diskutimeve ka qene jo vetem reforma zgjedhore por edhe konsolidimi i bashkepunimit.

Nuk ishte takim ngushtesisht vetem per ceshtjen e reformes zgjedhore. Ishte nje takim me partite aleate per te konsoliduar me tej bashkepunimin per te diskutuar per strategjine per zgjedhjet e ardhshme. Nder te tjera u diskutua edhe reforma zgjedhore ku u shpreh edhe njehere mbeshtetja e Partise Socialiste per ta trajtuar reformen zgjedhore ne nje forme qe i sherben edhe partive te koalicionit tha Mete. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›