Rama takon ambasadoren franceze
Kryetari i Partisë socialiste Edi Rama, priti sot ambasadoren e re franceze në Tiranë, Christine Moro.
Kreu i Partisë Socialiste Rama dhe ambasadorja franceze Moro, folën mbi situatën politike në vend si dhe diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Ambasadorja Moro sapo ka marrë detyrën si ambasadore e Francës në Tiranë.