E Diel, 1 Nëntor 2026

Piramida, PS depoziton një tjetër padi në Kushtetuese

Partia Socialiste ka depozituar sot një tjetër padi në Gjykatën Kushtetuese për Piramidën. Në padinë e saj Partia Socialiste kërkon shfuqëzimin e ligjit për prishjen e Piramidës dhe ndërtimit të kompleksit parlamentar.
 

PS-ja i kërkon Gjykatës Kushtetuese të shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën ligjin për procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe pezullimin e zbatimit të këtij ligji për shkak të papajtueshmërive kushtetuese.
 

Ndërkohë një studio vjeneze fitoi konkursin parlamentar për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, i cili parashikon që salla të jetë poshtë dhe të shihet nga publiku sipër. Ajo parashikon 250 vende për deputetë, pra një perspektivë për një parlament më të gjerë, zyra për të gjithë deputetët, si dhe një infrastrukturë moderne me të gjitha shërbimet ku nuk do të mungojë as edhe një apartament për kryetarin e Kuvendit. Kompleksi do të ketë edhe restorant, si dhe mundësi për guida për turistët.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›