Rama takon ambasadorin e Azerbajxhanit: Mbështetje për projektin TAP

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste shpreh mbështetjen për projektin e gazsjellësit, TAP.
Një një koment të tij në Facebook, Rama shkruan “Mbështetje e plotë e TAP-it”, koment që shoqëron foton e tij me ambasadorin e Azerbajxhanit, me të cilin vetë kryeministri i ardhshëm shkruan se diskutuan për “vazhdimin e projektit të madh”; raporton noa.
Përfaqësuesit e qeverisë së Azerbajxhanit dhe të konsorciumit të Shah Deniz 2 njoftuan zyrtarisht përzgjedhjen e TAP-it si gazsjellësin që do të bëjë të mundur transportimin e gazit nga Deti Kaspik në drejtim të Evropës. Ata zhvilluan sot takime me kryeministrin në detyrë Sali Berisha dhe me ministrin e Jashtëm, Aldo Bumçi./Indeksonline/