Zyrtare: Haziri kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit

Kreu i LDK-së së Gjilanit dhe deputet i Parlamentit të Kosovës, Lutfi Haziri ka marrë bekimin e kryesisë së degës për të qenë kandidatura e këtij subjekti politik në garën për kryetar komune në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit.
Burimet e Portalit 2lonline brenda LDK-së kanë bërë të ditur se pikërisht në takimin që pati sot kryesia e degës me të parin e partisë, Isa Mustafa, është kryer edhe kjo çështje dhe tani edhe zyrtarisht LDK-ja ka kandidatin e saj e që për anëtarësinë, elektoratin dhe qytetarët e Gjilanit pritet të bëhet publike të shtunën nga vet Haziri, kur LDK-ja do të nisë konventën e saj dyditore.
Haziri pritet t’ia komunikojë këtë anëtarësisë, simpatizantëve por edhe ta bëjë publike për qytetarë të shtunën.
Deri tashti vetëm Rexhep Kadriu i AAK-së e ka bërë zyrtare se do të jetë në garë për kryetar të Gjilanit, deri sa të tjerët thonë se presin njëherë të shpallen zgjedhjet e pastaj edhe t’i shpallin emrat e kandidaturave të tyre./Indeksonline/